Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, ka votuar dhe u ka bërë thirrje qytetarëve të dalin masivisht në zgjedhje.
Sipas Sinanit, votimi i sotëm është vendimtar dhe jetik për shqiptarët e Luginës së Preshevës, ndaj ajo u kërkoi qytetarëve të mos ngurrojnë dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre.
Të lidhura
None found
“I ftoj qytetarët të dalin sot në numër të madh dhe të votojnë. Kjo ditë është vendimtare dhe jetike për të ardhmen e rajonit, por në radhë të parë për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Prandaj, mos hezitoni: dilni së bashku me të gjithë anëtarët e familjes dhe përgjigjuni kësaj dite”, tha Sinani.
Ajo e përshkroi procesin zgjedhor si një referendum më vete dhe përsëriti thirrjen për pjesëmarrje të gjerë.
“Mendoj se procesi zgjedhor i sotëm është referendum në vetvete, ndaj dilni masivisht”, u shpreh Sinani.
Zgjedhjet po zhvillohen sot në Serbi, ku votojnë edhe shqiptarët e Luginës së Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.







