Shkarkimi i Metës, Artan Hoxha e thumbon me foton e Berishës: Shkëlqesi, jeta vazhdon!

Ditën e sotme Kuvendi i Shqipërisë shkarkoi me 105 vota pro shkarkimin e Presidentit Ilir Meta.

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka komentuar këtë shkarkim, duke e lidhur edhe me ish-kryeministrin Sali Berisha.

“Kuvendi i Shqiperise, shkarkon me 104 vota, Presidentin ne detyre te Republikes, Shkelqesine e tij, Ilir Meta….

Jeta vazhdon…”- shkruan Hoxha në Facebook.

7 deputetë të Kuvendit të Shqipërisë nuk kanë marrë pjesë në shkarkimin e presidentit Ilir Meta.

Për arsye që ende nuk dihen, vota në kuti ka munguar nga: Ambra Borova, Rudina Hajdari, Enada Kapllani, Korab Lita, Jetmira Raboshta, Olta Xhaçka dhe Fidel Ylli.  /albeu.com/

Shtuar 9.06.2021 03:06