Kombëtarja e Kosovës, ka fluturuar para pak minutash në Yerevan të Armenisë.
Atje, ekipi ynë do ta luaj miqësoren me Kombëtaren e Armenisë ditën e premte.
Para nisjes, Kosova mbajti stërvitjen e fundit në kampin nacional në Hajvali.
Atmosfera në taborin e Dardanëve është mjaft e mirë dhe premtuese për paraqitje dhe rezultat pozitiv në duel me armenët.
Pas këtij takimi, Kombëtarja do të luaj të martën ndaj Hungarisë në Budapest, një tjetër miqësore.
Kujtojmë që për “Dardanët” do të debutoj trajneri i ri, Franco Foda.