Milan dhe Real Madrid pranë një marrëveshje të bujshme

Milan dhe Real Madrid janë dy gjigantët evropianë që kanë raporte të shkëlqyera me njëra tjetrën ndër vite.

Dy klubet e mëdha evropiane mund të bëjnë sërish një marrëveshje, kësaj radhe në afatin kalimtar veror.

Milan po kërkon të forcojnë skuadrën e tyre këtë verë, dhe thuhet se kanë synimin e tyre te mbrojtësi 28-vjeçar i Real Madridit, Ferland Mendy, në një marrëveshje trepalëshe.

Sipas Mundo Deportivo, Mendy është subjekt i interesimit nga klubi italian, në një operacion që do të përfshinte largimin e Theo Hernández nga Milan për t’u bashkuar me Bayern Munich, ndërsa Alphonso Davies do të transferohej te Real Madrid.

Mendy ka qenë pjesë e rëndësishme e Real Madridit nga viti 2019, por me ardhjen e Davies hapësirat e tij do të kufizohen shumë dhe Milani po mendon ta shfrytëzojë këtë.

Milan është pozicionuar si një destinacion i mundshëm për Mendy në mes të këtij riorganizimi, veçanërisht nëse Hernández përfundimisht largohet për në Bayern Munich.

Seria A ofron një mundësi tërheqëse për Mendy, me premtimin e minutave të garantuara të ekipit të parë. Megjithatë, Mendy po tërheq interes edhe nga disa klube të Premier League.

Marrëveshja trepalëshe e përfolur mund të shkundë të ardhmen e Mendy, Davies dhe Hernandez, dhe do të jetë interesante të shihet se si zhvillohen negociatat në afatin kalimtar të verës.

Mes këtyre spekulimeve, Mendy mund ta gjejë veten përballë mundësisë së një ndryshimi të rëndësishëm në karrierën e tij futbollistike, me AC Milan si një destinacion të mundshëm premtues në Serie A. /Telegrafi/


Shtuar 20.03.2024 16:26