Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, rrallë herë po shfaqet në opinion kohëve të fundit, gjë që rrit dyshimet se nuk qëndron mirë me shëndet, shkruan The Guardian.
Pas një pauze relativisht të gjatë u shfaq para publikut kur udhëhoqi seancën e partisë Punëtore, kurse fotografitë më të reja sugjerojnë se është dobësuar.
Në fotografi të caktuar duke dukshëm më i dobët krahasuar me fotografitë dhe videot e mëparshme.
Portali NK News nga Seuli, ka rritur fotografitë me qëllim që të konfirmohen këto dyshime, ku theksohet që Kim i cili besohet t’i ketë 37 vjet, posedon orën e shtrenjtë prej 12.000 dollarëve, ku rripi i saj ishte “ngjitur” për dore nga pesha.
Mediat jugkoreane pretendojnë se Kim ka humbur disa kilogramë siç mund të shihet në fotot e publikuara më poshtë – ku vërehet dukshëm që dora në të cilën mban orën i është dobësuar dhe ora po i rri më lirë.
Lideri verikorean njihet si konsumues i madh i cigares, kurse babai i tij Kim Jong-il kishte ndërruar jetë nga sulmi në zemër në dhjetor të vitit 2011.
Të gjitha këto i kanë bërë analistët të konstatojnë që Kim viteve të fundit po vuan nga mbipesha, dhe se ka probleme të shumta shëndetësore.
Agjencitë jugkoreane të zbulimit pretendojnë që vitin e kaluar Kim peshonte rreth 140 kilogramë, e prej se ka ardhur në pushtet në vitin 2011 ka shtuar rreth 7 kilogramë.
Megjithatë nuk kanë arritur të shpjegojnë nëse tani është bërë më i dobët për shkak të ndonjë sëmundje, apo i ka kushtuar rëndësi linjës trupore.