Miratohet me 104 vota pro raporti i Komisionit Hetimor për shkarkimin e Metës

Me 104 vota pro dhe 7 kundër, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar raportin me gjetjet e shkeljeve të presidentit Ilir Meta nga Komisioni Hetimor. Kreu i Kuvendit  Gramoz Ruçi tha se dy vota kanë qenë abstenim ndërsa një është shpallur e pavlefshme.

“Projektvendim për miratimin e raportit përfundimtar për hetimin e shkeljeve të rënda nga presidenti i republikës.  Pro kanë votuar 104 deputetë, 7 kanë votuar kundër, 2 kanë abstenuar, 1 e pavlefshme. Miratohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor. Do të kalojmë në votimin nominal”, u shpreh ai.

Më poshtë emrat e deputetëve që kanë votuar kundër raportit të Komisionit Hetimor.

Elda hoti

Adriatik Alimadhi

Artur rroshi

Suzana Topi

Lefter Maliqi

Gjetan Gjetani

Fatjona Dhimitri


Shtuar 9.06.2021 14:00