Këngëtarja seksi, Enca Haxhia është shumë aktive në rrjetet sociale, ku poston vazhdimisht foto të ndryshme.
Së fundmi, ajo ka publikuar në Instagram një foto, ku shfaqet e përqafuar me një djalë. Enca nuk ka zbuluar detaje për personin në fjalë se kush mund të jetë, por vetëm e ka shoqëruar me dy “emoi”.
Por menjëherë në rrjet kanë filluar aludimet dhe të gjithë thonë njëzëri se djali në fjalë është Bearti, ish-konkurrenti kosovar i “Përputhen” që bëri bujë me lidhjen e dashurisë me Tean./albeu.com/
Ajo shfaqet e veshur me një bluzë me ngjyrë të zezë po ashtu edhe personit të cilit i dhuron përqafimin ka veshjen me ngjyrë të njëjtë. Në këtë mënyrë janë ngritur dyshimet se mund të bëhet fjalë për një klip të ri.