Uji përbën 45-57% të peshës së trupit tonë. Ai luan një rol jetik në shëndetin e zemrës, menaxhimin e peshës, performancën sportive dhe funksionin e trurit. Studimet tregojnë se pirja e shumë ujit mund të ketë shumë përfitime për shëndetin tuaj.
Sa sasi ujë është i mirë për ne?
Nuk ka një përgjigje të qartë për këtë, megjithëse shumica bien dakord për një sasi rreth 2 litra. Dhe se pirja e tepërt e ujit mund të dëmtojë shëndetin tuaj.
Sa ujë ka nevojë trupi juaj?
Kjo varet nga gjinia, aktiviteti fizik, dieta dhe pjesa tjetër e lëngjeve që keni marrë gjatë ditës. Në përgjithësi, llogaritet se 2.7 litra ujë në ditë për femrat dhe 3.7 litra për meshkujt mbulojnë nevojat e organizmit. Megjithatë, ne nuk kemi nevojë të pimë këto 2.7 litra ujë pasi trupi ynë merr lëngje nga pijet, frutat, perimet dhe përgjithësisht nga ushqimi që hamë çdo ditë.