Arrestohen 8 zyrtarë në Sarandë, 3 janë shpallur në kërkim

Gjatë mbrëmjes së djeshme, policia ka zhvilluar një operacion të madh në Sarandë, duke arrestuar disa zyrtarë dhe ish-zyrtarë të lartë të Kadastrës, ish-ALUIZNI-t dhe IMT.

Mësohet se disa persona janë vënë në pranga, ndwrsa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Ata akuzohet se kanë favorizuar ndërtimet pa leje në Sarandë, Ksamil dhe në zonat më të lakmuara të zones, si edhe kanë mundësuar regjistrimin e tyre në mënyrë të paligjshme në Kadastër.

Të arrestuarit janë:

Ina Papa- ish Shefe sektori Aluizni

Erald Lika- ish Shef Sektori Aluizni

Denis Balili- ish inspektor IKMT

Ermen Stroka- specialist ASHK

Viktor Qesari- inspektor IMT Bashkia Sarandë

Manushaqe Saliko-  ish inspektore IKMT

Oltion Durmishi- inspektor IMT Bashkia Sarandë

Tonin Simoni- ish inspektor IMT Bashkia Sarandë

 Të shpallur në kërkim:

Mariel Murati- ish Drejtor Aluizni

Andri Dhima- ish drejtor ASHK

Kozeta Statha- ish drejtore ASHK.


Shtuar 14.03.2024 10:25