Situata tepër e vështirë, Jordania hedh ndihma nga ajri në veri të Gazës

Forca Ajrore Jordaneze kreu pesë lëshime të përbashkëta ajrore me SHBA-në, Egjiptin dhe Belgjikën të martën në Gaza.

Kjo vjen si ndihmë për disa zona në Gazën veriore, për të zbutur efektet e luftës dhe mungesën e ushqimeve.

Forca ajrore tha se ka kryer 40 fluturime ajrore jordaneze dhe 49 fluturime në bashkëpunim me vendet mike, që nga fillimi i luftës së Izraelit kundër Hamasit në Gaza.


Shtuar 12.03.2024 16:22