Policia e Tiranës, ka vënë në pranga dy persona, ndërsa janë sekuestruar dy armë zjarri, municion luftarak dhe një sasi lënde narkotike e llojit kokainë.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbardhur veprimtarinë kriminale dhe lidhjen e tyre me grupe të tjera.
Të arrestuarit janë Edevaldo Haxhiu, 39-vjeç, banues në Tiranë Azemvllasi Elezi.
Ky i fundit në momentin e ndalimit, nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të Policisë, por ka tentuar të largohej dhe gjatë tentativës për t’u larguar ka hedhur në tokë, një armë zjarri pistoletë.