10 kuriozitete mbi macet, që ndoshta nuk i dinit

Të pavarura, mendjemëdha, elegante dhe gjuajtëse. Kush janë? Macet

Macet janë bërë miqtë më të mirë të njeriut, së bashku me armiqtë e tyre të përhershëm, qentë.

Nëse dëshironi ta pasuroni shtëpinë me një prej tyre, ja disa kuriozitete që ndoshta nuk i dinit ende:

1. Gërr gërret: Macja bën gërr gërr për të komunikuar një gjendje mirëqenieje, ndjehet mirë. E bëjnë që kur janë të sapolindur, për t’i komunikuar nënës që janë mirë. Ajo ia kthen me të njëjtën monedhë “ron ron”. Dhe nuk mbaron këtu: kjo mirëqenie mund t’u tregohet edhe humanëve, sipas veterinerit francez Jean-Yves Gauchet që mbështet ‘ron ron terapinë’ në Francë. Sipas tij, gërr gërret e maceve ndihmojnë për të ulur stresin dhe pagjumësinë, të ngjashme me një muzikë të caktuar.

2. Puthja e maces: Është ajo shprehi që macja bën, me sytë e mbyllur ose gjysmë të mbyllur vazhdimisht, drejtuar padronit të saj. Do të thotë që ndjehet mirë dhe është e qetë.

3. Hedhja për së larti: Macet hidhen lart 5 herë më shumë se gjatësia e tyre, në këtë mënyrë arrijnë 2,5 metra lartësi.

4. Tualeti: Macet, dihet që janë kafshë shumë të pavarura. Sipas një eksperti të intervistuar nga Mother Nature Network, njeriu mund të arrijë akoma më shumë: mund të instruktojë macen e vetë për të përdorur wc-në dhe të tërheqë shkarkuesin. Provojeni për ta besuar!

5. Macja e zezë ndjellë fatkeqësi? Jo, përkundrazi!

6. Astronomia e maceve – Në 1963 Franca dërgoi një mace në hapësirë. Quhej Felicette dhe parametrat jetësorë të saj monitoroheshin në mënyrë të vazhdueshme. Ndryshe nga Laika e shkretë, qenushja ruse, Felicette u kthye në vendin e saj shëndoshë e mirë.

7. Të shohë në errësirë: Mund ta bëjë falë zinkut dhe proteinave që mbulon retinën dhe reflekton dritën si një pasqyrë.

8. Klonimi: Nicky i vogël u lind në 2004 dhe ishte macja e parë që u klonua nga AND e e një Maine Coon-i të vdekur. Çdo gjë ka një çmim dhe padroni i maces të racës Maine Coon, për të qetësuar dhimbjen e braktisjes, pagoi 50 mijë dollarë.

9. Orientimi: Macet janë të pajisura me një lloj GPS, që, ndryshe nga kafshët e tjera, i lejon ato të gjejnë përherë rrugën për në shtëpi.

10. Të flenë: Në qoftë se mendoni se mërziten vetëm në shtëpi, mos u shqetësoni. Macet mund të flenë edhe 2/3 e ditës.


Shtuar 8.03.2024 23:30