Në një komunikim për mediat, ministri i Brendshëm Taulant Balla, shprehet se ligji për Policinë e Shtetit do të ndryshojë, me qëllim garantimin e meritokracisë.
Gjithashtu, Balla shprehet se; “Është e nevojshme të rregullojmë qasje e Policisë, për të parandaluar çdo lloj qasje edhe komunikimi të papërshtatshëm”, thekson ai.
“Ligji i ri i Policisë së Shtetit, i është referuar edhe eksperiencave më të mira, duhet të garantojë një Polici Shteti, e cila duhet t’u përgjigjet kërkesave të publikut në qasjen tonë për ta shndërruar Policinë si në institucionin më të besuar të Policisë në vend.
Është një ligj, i cili për sa i përket numrit të neneve dhe ndryshimeve është një ligj goxha i madh dhe në këtë aspekt puna përfundimtare është po aq e rëndësishme për t’iu nënshtruar konsultimeve publike.
Është e nevojshme të rregullojmë qasje e Policisë, për të parandaluar çdo lloj qasje edhe komunikimi të papërshtatshëm, me qëllim që garantojmë se ushtrimi në funksionin tyre duhet të garantojnë punë me integritet të lartë, dhe që garantojnë sukses dhe besueshmëri”, tha Balla.