Janë zbardhur detaje të reja nga krimi i rëndë në Librazhd ku një burrë vrau me sëpatë gruan dhe më pas I dha fund jetës duke u vetëvrarë në një pemë.
Krimi i rëndë ndodhi pasditen e sotme (7 qershor)në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku Qemal Bici 56 vjec qëlloi me sëpatë për vdekje gruan e tij, Menturie Bici 54 vjece dhe më pas i dha fund jetës duke u vetëvarur.
Çifti kishte 4 fëmijë, tre prej të cilëve jetojnë jashtë, ndërsa fëmija tjetër jetonte me ta. Ka qenë pikërisht djali 20 vjeçar, i cili i ka gjetur të pajetë prindërit.
Mesohet se autori i krimit ishte një tip konfliktual dhe kohët e fundit vuante nga depresioni, ndërsa ishte dhe përdorues i alkoolit. Mësohet se edhe sot 56-vjeçari është parë në gjendje të rënduar nga konsumimi i alkoolit. /albeu.com/