Kukësi kërkon “hakmarrjen”, Partizani bën “ligjin” në 10 ndeshjet e fundit

Kukësi do të udhëtojë në transfertë për të sfiduar Partizanit, sfidë kjo e vlefshme për javën e 26-të të Superiores. Ndeshja do të luhet ditën e premte në orën 17:00 në “Arenën e Demave”, me verilindorët që dot ë luajnë vetëm ëpr 3 pikët.

Skuadra e Bledar Devollit ndodhet në vendin e fundit në klasifikim dhe tashmë çdo ndeshje e kanë si “finale” për mbijetesën. Kuksianët ndaj demave do të kërkojnë “hakmarrjen” edhe për humbjen në Kupë një javë më parë, por nuk do ta kenë aspak të lehtë.

Skuadar e Orges Shehit dominon në 10 përballjet e fundit direkte mes tyre. 7 ndeshje janë fituar nga të kuqtë, teksa 2 të tjera kanë shkuar në favor të verilindorëve, ndërsa vetëm 1 ndeshje ka përfunduar në barazim.

Edhe në 3 sfidat e këtij sezoni është dominues. Kanë fituar sfidën e parë mes tyre të sezonit dhe në Kupë, ndërsa kanë barazuar në ndeshjen e fazës së dytë.

Gjithmonë pëballjet mes këyre dy ekipeve kanë përfunduar me gola. 21 gola kanë shënuar kryeqytetasit, ndërsa kanë pësuar 11 gola nga verilindorët. /newsport.al/


Shtuar 28.02.2024 14:21