Deklarata e Sarës së Ilnisa do të ishte e para që do të kryente marrëdhënie seksuale në shtëpinë e Big Brother VIP u diskutua gjatë prime-t të sotëm ku banoret debatuan ashpër me njëra-tjetrën, përfshirë edhe për veprimin e Sarës, ku i hodhi Ilnisës rrobat në pishinë.
Sara: Pusho moj ki respekt. Nuk është budalla ai. S’ke turp (I drejtohet Ilnisë)
Bardhi: Luanesha e shtëpisë e thotë fjalën dhe fsheh dorën. Sara më pyeti a t’ia hedh rrobat apo jo, po i thash. Ilnisa ka thënë ka kërcyer me të gjithë rruzullin.
Ilnisa: Kjo mënyra e interpretimit, me dashje ose jo, ka ekzagjerime.
Rike: Të kam bërë nderë që të kam larë rrobat. Çfarë s’na ka thënë.
Ilnisa: Ishim jashtë dhe erdhi si lace dhe i tha Bardhit a do ta çosh muhabetin deri në fund apo jo.
Sara: Gënjeshtare, je gënjeshtare. Nuk e kam thënë kështu.