Punonjëset e postës në Shkodër përfitojnë paratë e pensionit të të moshuarit, nisin hetimet

Policia e Shkodrës ka nisur hetimet për dy punonjëse të Zyrës Postare Shkodër. Sipas njoftimit të bluve bëhet fjalë për shtetaset E. D., 31 vjeçe, banuese në Tiranë dhe E. Z. (L.), 47 vjeçe, banuese në Shkodër, me detyra përkatësisht arkëtare dhe llogaritare në Zyrën Postare Shkodër.

Një 73-vjeçare ka kallëzuar se gjatë periudhës 2018-2021, këto shtetase kanë shpërdoruar detyrat, duke përfituar paratë e pensionit të bashkëshortit të saj. Vijojnë veprimet për verifikimin e këtij kallëzimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 24.02.2024 11:40