Suksesi fat apo punë? Sara tregon si përfaqësimi i Shqipërisë në 2014 ishte e gjitha çështje fati (VIDEO)

Çiftet e zgjedhura sipas dëshirës nga “Big Brother” kanë luajtur një lojë ditën e sotme ku duhet të ndaheshin në pro dhe kundër një teme të caktuar.

Bardhi dhe Sara kishin temën: Suksesi fat apo punë?

Sara ishte pro se fati ka të bëjë shumë më suksesin ku ka treguar edhe historinë e saj të suksesit.

Ajo tregon se nëse ajo nuk do të kishte pësuar një aksident të vogël dhe të shkonte ta mjekonte në urgjencën e Durrësit nuk do të ishte këtu ku është sot pasi aty ajo takoi agjenten e cila organizonte konkursin e bukurisë ku Sara mori pjesë.

Pata një incident të vogël mbaj mend kam qenë në qytetin e Durrësit deh shkova ta mjekoja aty unë takova agjenten e cila organizonte konkursin e bukurisë.

E cila më pa dhe më tha e ke menduar ndonjëherë të marrësh pjesë unë i thash jo

Por disi me atë aftësinë e saj arriti të më bindte dhe mora pjesë tek ky konkursi të cilin e fitova jo vetëm atë por edhe atë pas tij dhe arrita të përfaqësoja Shqipërinë në “Miss Glob” në vitin 2014.

Që ishte edhe dera e parë që mua mu hap për të vazhduar edhe eksperienca të tjera unë nuk do të isha këtu sot nëse nuk do të isha vrarë atë ditë në 2012-tën në Durrës.


Shtuar 21.02.2024 19:30

Tags: , ,