Asnjë vdekje nga COVID-19 në Kosovë

Gjatë 24 orëve të fundit, në Kosovë nuk është regjistruar asnjë vdekje nga COVID-19, ndërkohë nga 2,277 testime të kryera, 10 persona janë testuar pozitivë.

Gjatë kësaj periudhe janë shëruar 134 qytetarë, duke çuar numrin e të shëruarve në 104.188.

Që nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë regjistruar 107.507 të infektuar, 2.245 të vdekur dhe 627.803. Aktualisht janë 1.074 raste aktive./albeu.com


Shtuar 7.06.2021 15:07