Debuton në Kupë, Bledar Devolli tenton surprizën ndaj Partizanit

Kukësi po kalon një moment shumë delikat këtë sezon. Aktualisht në kampionat mbajnë vendin e fundit me 19 pikë pas 24 javësh, duke rrezikuar seriozisht edhe mbijetesën.

Emiliano Çela dha dorëheqjen nga Kukësi pas humbjes me Teutën, ndërsa “frenat” e verilindorëve i mori Beldar Devolli. Ky i fundit ëhstë trajeri i 4-të për këtë sezon në stolin e Kukësit dhe tashmë do të ketë misionin e rëndësishëm për të shpëtuar këtë skuadër nga rënia në Kategorinë e Parë.

Trajneri gjirokastrit prej 2 ditësh ka stërvitur kuksianët, teksa në stolin e dytë do të debutojë zyrtarisht ditën e nesërme në Kupën e Shqipërisë. Një duel mjaft delikat përballë një kundërshtari si Partizani, me sfidën që do të luhet në “Kukës Arena” duke nisur që nga ora 13:30.

Për fatin e mirë Devolli do të ketë të gjithë grupin e lojtarëve të gatshëm, tekesa me skuadrën rikthehet edhe Redon Ismajli. Mesfuhsori ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë i gatshëm të japë kontributin e tij. /newsport.al/


Shtuar 20.02.2024 10:02