Zbulohet parcela me drogë në Tiranë, mes të arrestuarve dhe një polic

Tre persona në Tiranë janë arrestuar pasi në tokat e tyre janë gjetur bimë kanabisi. Mes të arrestuarve, është dhe një polic 27 vjeçar, i identifikuar si E.G.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve A. G., 68 vjeç, M. G., 53 vjeç dhe E. G., 27 vjeç (punonjës policie), u referuan materialet për shtetasit L. G., 51 vjeçe, S. G., 67 vjeçe dhe K. G., 54 vjeçe, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit F. G., A. G., A. G dhe B. G., pasi në vendin e quajtur Dritas, lagjja Parroce, në sipërfaqet e tokave në pronësi të tyre, u konstatuan bimë të dyshuara narkotike kanabis. E. G. dyshohet se ka shpërdoruar detyrën”, njofton policia.

Veprimet procedurale u kryhen në bashkëpunim me SHÇBA-në.


Shtuar 7.06.2021 10:01