Policia e Durrësit, ka vënë në pranga një 41-vjeçare, pasi i vuri zjarrin automjetit të një 42-vjeçari.
Gjithashtu, mësohet se 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot.
Sakaq, policia ka sekuestruar 1 celular dhe automjeti i përdorur në ngjarje.
Nga hetimet e kryera nga Policia, rezultoi se djegia e automjetit ishte e qëllimshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës
Njoftimi:
“Finalizohet operacioni policor i koduar “Fiery revenge”. I vuri zjarrin automjetit të një 42-vjeçari, kapet dhe vihet në pranga 41-vjeçarja.
Shpallet në kërkim vëllai i 41-vjeçares, pasi bashkëpunoi me të, për diegien e automjetit. Pas djegies së automjetit, 41-vjeçarja ka tentuar të djegë edhe banesën e 42-vjeçarit, por s’ka mundur ta realizojë dot.
Procedohet penalisht dhe një shtetas italian, për moskallëzim krimi.
Sekuestrohet 1 celular dhe automjeti i përdorur në ngjarje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, menjëherë pas marrjes së kallëzimit nga shtetasi K. S., 42 vjeç, për djegien e automjetit të tij, kanë organizuar punën me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të djegies së mjetit.
Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera nga Policia, rezultoi se djegia e automjetit ishte e qëllimshme. Në këtë kuadër, u organizua operacioni policor i koduar “Fiery revenge”, për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj zjarrvënieje.
Falë veprimeve të shpejta profesionale dhe hetimore u siguruan prova për autorësinë dhe mekanizmin e ngjarjes. Në kuadër të operacionit u kap dhe u vu në pranga shtetasja D. S., 41- vjeçe, banuese në Tiranë, u shpall në kërkim vëllai i saj. shtetasi M. S., 35-vjeç, banues në Tiranë, si dhe nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin italian F. C., 58-vjeç, për moskallëzim krimi.
Nga veprimet hetimore dyshohet se për shkak të një konflikti të mëparshëm, 41-vjeçarja, në bashkëpunim me vëllanë e saj, i kanë vënë zjarrin automjetit të 42-vjeçarit, ndërsa shtetasi italian ka patur djeni për ngjarjen, por nuk ka kallëzuar krimin.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.