Burri i zhveshur bie nga pema mbi çatinë e taksisë, para kalimtarëve të shokuar (FOTOT)

Një video shokuese po qarkullon në rrjet ku një burrë krejt i zhveshur shihet që bie mbi pjesën e prapme të një taksie ne Medellin, Kolumbi, duke shkaktuar panik mes vendasve.

Xhami i pasëm i taksisë shihet që thyhet dhe tavani i harkohet nga rënia misterioze e burrit.

Zhvillimi shkaktoi zhurmë në Medellin, teksa shpaloseshin skenat në qendrën e qytetit.

Burri që rezultoi se ishte nga Ekuadori nuk dihet se si apo përse ishte ngjitur në pemë, dhe as përse nuk kishte fare rroba të veshura.

Por pas rënies ai dukej se po fliste me njerëzit, ndoshta duke i shpjeguar rrethanat, shkruan rrjeti DailyStar.

Mjekët që erdhën në vendngjarje e morën atë për kontrolle në spital, por nuk besohet se kishte plagë të rënda.

Incidenti që është bërë viral online ka sjellë komente nga më qesharaket. “Nuk është kjo mënyra e duhur si merret një taksi”, tha një përdorues.

Një tjetër shkruante: “Si t’ia shpjegosh këtë kompanisë së sigurimeve?”

Ndërsa një tjetër e quante ‘Çarje të Matriksit’ duke iu referuar eventeve të pashpjeguara që reflektojnë ekzistencën e realiteteve të tjera paralele përveç atij që ne njohim.

Ngjarja vjen teksa disa ditë më parë një burrë i zhveshur u pa duke vrapuar i zhveshur në rrugët e një qyteti britanik, herë pas here duke mbuluar organet private në motin e ftohtë.

Individi paidentifikuar u pa në rrugët e Birmingham, teksa dëshmitaret thonin se herë pas here buri kërcente duke ngritur duart lart./DailyStar/


Shtuar 2.02.2024 17:12