Baton Haxhiu: Kosova do të detyrohet t’a bëjë Asociacionin

Gazetari Baton Haxhiu tha në Pressing në T7 se bërja e Asociacionit do të jetë detyrim.

Gazetari Haxhiu, i tha analistit Sadri Ramabaja “ka një vit e gjysmë, ti ke thanë që Asociacioni nuk do të ndodh kurrë”.

“Ka një vit e gjysmë që kam thanë se Asociacioni do të jetë detyrim për shumë arsye. Asociacioni që u pa, nuk ka ndryshe. Qeveria nuk ka rrugë tjetër përveç qat statut që e ka bo Bashkimi Europian, ta çojë në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka rrugë tjetër”, tha ai.

“Statuti do të del, BE do ta zyrtarizojë dhe do ta bëjë detyrim për të dyja palët”, tha gazetari Haxhiu në Pressing, transmeton Gazeta Express.


Shtuar 30.01.2024 22:52