Emri/ Aksidenti i rëndë në aksin Lezhë-Laç, vdes njëri nga të lënduarit

Paraditen e sotme, një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Lezhë-Laç, ku për pasojë një nga të lënduarit, ka humbur jetën.

Policia bën me dije se viktima është shtetasi me Isa Doci, 80-vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë transportit në spital.

Sakaq, mësohet se tre të plagosurit e tjerë janë në  kujdesin e mjekëve, ku mes tyre është edhe drejtuesi i mjetit Zija Cufaj.

Sipas informacioneve, rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70-vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.

Lezhë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:30, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, janë përplasur automjeti tip “Volksëagen”, me drejtues shtetasin Z. C., rreth 70-vjeç, me kamionin me drejtues shtetasin K. J.

Nga përplasja janë dëmtuar shtetasi Z. C. dhe 3 pasagjerët në automjetin që drejtonte ai. Njëri nga pasagjerët, shtetasi I. D., 80-vjeç, ka humbur jetën gjatë transportimit në spital, ndërsa 3 të dëmtuarit e tjerë janë në kujdesin e mjekëve.

Grupi i posaçëm hetimor po punon në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e aksidentit.


Shtuar 29.01.2024 14:17