Aksident i frikshëm në Elbasan/ Përplasen dy mjete, njëri shpërthen në flakë (FOTO)

Mesditën e sotme, një aksident i frikshëm ka ndodhur në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K.

Përplasja ka qenë shumë e fortë, e fatmirësisht nuk të lënduar por vetëm dëme materiale.

Siҫ shihet edhe pamjet, mësohet se nga përplasja ka marrë flakë njëri nga automjetet.

Policia bën me dije se rreth orës 14:30, në autostradën “Elbasan-Tiranë”, automjeti me drejtues shtetasin G. D., është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin Sh. K.

Nga përplasja ka marrë flakë automjeti që drejtonte shtetasi G. D.. Si pasojë, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor po punon për të dokumentuar rrethanat e rastit.

 


Shtuar 29.01.2024 15:15