DETAJE/ Aksidenti i rëndë në Lezhë! Makina e bërë copash nga përplasja, katër persona në gjendje kritike për jetën

Katër të plagosur rëndë është bilanci i aksidentit të ndodhur paraditen e sotme në aksin  Lezhë-Laç.

Dy automjete u përplasën me njërja-tjetrën dhe një person mbeti i bllokuar për 30 minuta në njërën prej makinave.

Për shkak të dëmtimit të madh të mjetit, u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për ta nxjerrë.

Mësohet se personi që kishte mbetur i bllokuar së bashku me tre të plagosurit e tjerë janë dërguar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Për shkak të aksidentit është bllokuar aksi rrugor Lezhë -Laç./albeu.com


Shtuar 29.01.2024 13:43