“Më ofendoi vajzën dhe e qëllova”, zbardhet dëshmia e Mexhit Picarit

Është zbardhur dëshmia e Mexhit Picarit, dhënë për hetuesit pas krimit të rëndë ku ekzekutoi me 5 plumba ish-dhëndrin e tij Kudret Saliaj.

“Me Kudretin kishim konflikte te vazhdueshme prej muajsh. Pasi u nda nga vajza dhe ma solli ne shtepi pa e lejuar te shohe femijet ai ka vijuar te na kercenoje dhe ofendoje. Ka ardhur tek shtepia dhe tek biznesi disa here. Per shkak te kercenimeve une mbaja armen me vete. Sot kam shkuar te shoqeroja vajzen per ne gjykate sepse kishte seancen. Aty u perballa me Kudretin. Ai ofendoi vajzen time dhe une e qellova. Pas krimit kam hedhur armen dhe jam larguar drejt Unazes se Re ne shtepine e motrës”, ka thënë Picari.

Ngjarja e rëndë ndodhi paraditen e sotme, teksa çifti Salaj do të zhvillonin seancën e pestë të divorcit.

Ndërkohë Dhurata Saliaj, vajza e Mexhit Picarit, rezulton të jetë dënuar nga Gjykata e Tiranës për dhunë në familje.


Shtuar 4.06.2021 20:42