Erzeni ka surprizuar në merkato e dimrit, duke zyrtarizuar së fundmi 3 lojtarë të rinj. Bëhet fjalë për Emanullah Blazeviç, Donald Mëllugjën dhe Festim Alidemën.
“K.F Erzeni zyrtarizon 3 afrime të reja në skuadër. Emanullah Blazeviç, Donald Mellugja, Festim Alidema. Urojmë suksese 3 përforcimeve më të fundit në ekipin K.F Erzeni”, shkruan klubi shijakas.
Mëllugja afrohet pasi kishte mbyllur bashkëpunimin me Egnatian. Alidema la Llapin para disa ditëve, Blazeviç është një 24 vjeçar që vjen pas eksperiencës me Zvijezdan në elitën boshnjake.