SHBA miraton shitjen e avionëve luftarakë në Turqi dhe Greqi

Qeveria amerikane, miratoi shitjen prej 23 miliardë dollarësh të 40 avionëve të rinj luftarakë F-16 për Turqinë, si dhe 79 njësi me paisje për modernizimin e avionëve të saj ekzistues luftarakë.

Departamenti i shtetit njoftoi vendimin më një ditë, pasi Ankaraja përfundoi plotësisht ratifikimin e anëtarësimit të Suedisë në NATO, një lëvizje që u lidh drejtpërdrejt me shitjet e avionëve.

Turqia ratifikoi pranimin e Suedisë në NATO pas më shumë se një viti vonesë, duke shkaktuar tension në aleancë.

Departamenti Amerikan i Shtetit, i tha Kongresit se kishte miratuar gjithashtu, shitjen e 40 avionëve luftarakë F-35 në Greqi, me kosto 8.6 miliardë dollarë.

Për herë të parë, Turqia në tetor 2021 kërkoi të blinte avionë F-16, me vlerë 20 miliardë dollarë dhe gati 80 njësi me paisje për modernizimin e avionëve të saj ekzistues luftarakë, por vonesa e saj në ratifikimin e ofertës suedeze për NATO-n doli të ishte një pengesë e madhe për blerjen e tyre.

Turqia ishte e shqetësuar për atë që e quajti mbështetjen e Suedisë për separatistët kurdë.

Pushtimi i plotë i Rusisë në Ukrainë në shkurt 2022, rriti rëndësinë e Turqisë si një mburojë e NATO-s në rajonin e Detit të Zi.

“Aprovimi im i kërkesës së Turqisë për blerjen e avionëve F-16 ka qenë i kushtëzuar nga miratimi i Turqisë për anëtarësimin e Suedisë në NATO”, tha senatori demokrat Ben Cardin, kryetar i Komitetit të Senatit për Marrëdhëniet me Jashtë, një nga katër komitetet kyçe që duhet të miratojë transferimet e armëve.

“Por mos bëni gabim: ky nuk ishte një vendim që e mora lehtë”, tha ai, citon BBC.

Tani Hungaria është i vetmi anëtar i NATO-s që ende ka ratifikuar pranimin e Suedisë, megjithëse kohët e fundit ka pasur shenja përparimi.

Vitin e kaluar, SHBA miratoi transferimin në Ukrainë të avionëve luftarakë F-16 të prodhimit amerikan nga Danimarka dhe Holanda, pasi pilotët ukrainas të trajnohen plotësisht për t’i operuar ato.


Shtuar 27.01.2024 08:54