16-vjeçari plagos me thikë bashkëmoshatarin në Mëzez

Një 16-vjeçar është plagosur me thikë ditën e sotme në Mëzez nga një bashkëmoshatar i tij. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur për motive të dobëta.

I plagosuri është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve, teksa vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.

Njoftimi:

Më datë 26.01.2024, në rrugën “Kasem Shima”, në Mëzez, një shtetas 16 vjeç, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me mjet prerës një bashkëmoshatar të tij, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.

Vijon puna për sqarimin e rrethanave të konfliktit dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.


Shtuar 26.01.2024 13:45