Mesditën e sotme, një zjarr ka përfshirë një apartament në qytetin e Kamzës. Raportohet se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Mësohet se zjarri është fikur nga zjarrfikësit e Kamzës në bashkëpunim me ata të Tiranës.
Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike.
Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e ngjarjes.