Dita e shtunë do të sjellë ulje temperaturash në të gjithë territorin ku termometri pritet të zbresë disa gradë nën zero.
Pritet që në shumicën e territorit sidomos në pjesën juglindore dhe në atë verilindore pritet të ketë reshje dëbore.
Ndërkohë në Tiranë dhe qytete bregdetare, sipas meteorologëve, pritet që të ketë reshje shiu me intensitet të lartë.
E diela do të sjellë sërish ulje temperaturash dhe do të sjellë ngrica në të gjithë territorin.