VIDEO / Nuk e përballoi humbjen, tifozi i revoltuar sulmon trajnerin e Ghanës

Përfaqësuesja e Ganës e nisi Kupën e Kombeve të Afrikës në mënyrën më të keqe të mundshme. Ganezët u mposhtën në mënyrë surprizuese 1-2 nga Kepi i Gjelbërt. Një humbje që nuk u “kapërdia” lehtë as nga tifozët.

Madje një prej këtyre të fundit nuk është përmbajtur aspak, teksa pas ndeshjes ka sulmuar trajnerin e Ganës, Chris Hughton. Ky i fundit ishte në ambientet e hotelit ku ishte akomoduar Gana, në Bregun e Fildishtë.

Sipas mediave vendase, Hughton, iu shmang goditjes së tifozit, teksa forcat e sigurisë ndërhynë menjëherë duke e larguar tifozin e revoltuar. Edhe pse e larguan, në drejtim të irlandezit 65-vjeçar pati një “lumë” ofendimesh. /newsport.al/


Shtuar 16.01.2024 09:02

Tags: