Surprizat sapo kanë filluar! Ja sa banorë të rinj futen nesër në Big Brother Vip3

Ende pa kaluar 48 orë nga nisja e spektaklit më të ndjekur Big Brother Vip 3, në shtëpinë më të famshme kanë nisur intrigat, debatet dhe aleancat mes banorëve.

‘Prime’ i ditës së nesërme premton spektakël. Ashtu sikurse u paralajmërua natën e parë, nesër shtëpisë do t’i shtohen 6 banorë të rinj, personazhe VIP nga fusha të ndryshme.

Aktualisht në BBV3 janë 18 banorë të cilët kanë ndezur debate ende pa u njohur me njëri-tjetrin. Rikja është përplasur me Julin dhe Gazin, Roza Lati me Ledjonën, Egla me Ilnisën, por jo vetëm.

Jeta e personazheve VIP mbahet nën vëzhgim nga 100 kamera dhe shumë mikrofona që ndodhen të të gjitha ambientet.


Shtuar 15.01.2024 17:00