Sulmuesi i Atletico Madridit, Angel Correa, dhe familja e tij janë grabitur me armë në shtëpinë e tyre të shtunën mbrëma, ka raportuar mediumi spanjoll Cadena Cope.
Katër persona të maskuar hynë me dhunë në shtëpinë e argjentinasit dhe e kërcënuan sulmuesin dhe familjen e tij diku rreth orës 21:00 të shtunën, sipas raportimit.
Raporti shton se grabitësit morën të gjitha bizhuteritë dhe paratë që ishin në dispozicion në shtëpi para se të largoheshin.
Fatmirësisht, Correa dhe familja e tij nuk kanë pësuar ndonjë dëm fizik dhe lojtari ka informuar policinë e cila ka hapur tashmë një hetim për zbardhjen e rastit.
Correa u rikthye në Spanjë nga Arabia Saudite të enjten, pasi luajti në gjysmëfinale të Superkupës së Evropës, aty ku ekipi i tij pësoi 5-3 ndaj Real Madridit.
Kjo nuk është hera e parë që shtëpia e një futbollisti të famshëm në Spanjë bëhet cak i grabitësve, pasi që edhe në vitet e kaluara ka pasur raste të ngjarjeve të tilla.
Lojtarë si Sergio Ramos, Pierre-Emerick Aubameyang, Casemiro, Isco që të gjithë kanë qenë viktima të grabitjes./Telegrafi/
?? BREAKING: Ángel Correa and his family were held at gunpoint at his house by thieves, who have stolen money and jewelry, reports @cope.
Stay strong, @AngelCorrea32. ❤️? pic.twitter.com/cgHIYZILow
— Atletico Universe (@atletiuniverse) January 13, 2024