Lionel Messi është shumë pranë rinovimit të kontratës me Barcelonën.
Argjentinasi po bindet se më e mira për të është që të qëndrojë në Barcelonë, te klubi ku i ka dhënë gjithçka.
Sipas ‘El Chiringuito de Jugones’, tashmë Leo Messi e ka kontratën në tavolinë nga Juan Laporta, njeriu që ka ndryshuar gjithçka që prej emërimit në krye të Barcelonës dhe ditë pas dite, po e bind Messin që të rinovojë.
Kontrata është 10 vjeçare, 2 vjet si lojtar në Barça, 2 të tjera do të luajë në Amerikë te Miami dhe më pas do të kthehet në Barcelonë për të marr një rol të veçantë drejtues.
Nga kjo kontratë, El Chiringuito raporton se Messi për 10 vjet do të fitojë në total 120 milionë euro.
? Nuevos detalles del contrato de Messi:
✍️ 10 años vinculado al club
??2 como jugador del Barça
? 120 millones netos. #JUGONES pic.twitter.com/RbPQO43P7h
— El Chiringuito TV (@elchiringuitotv) June 3, 2021