Ish-presidenti amerikan Donald Trump mbërriti në një gjykatë në Manhattan këtë të enjte për mbylljen e argumenteve në gjyqin e mashtrimit civil kundër tij dhe kompanisë së tij, duke përfunduar muaj të tëra procedurash gjyqësore.
Letitia James, prokurorja e përgjithshme e Nju Jorkut argumentoi në fillim të këtij muaji se Trump duhet të paguajë 370 milionë dollarë për përfshirje në mashtrime financiare gjatë 10 viteve te fundit.
Të lidhura
None found
Shuma është dukshëm më e lartë se 250 milionë dollarët që James kërkoi fillimisht kur ajo ngriti padinë në 2022.
Trump kishte kërkuar të jepte vetë argumentet përfundimtare në gjyq, por gjykatësi Arthur Engoron, e refuzoi kërkesën e ish-Presidentit.
Gjykatësi refuzoi gjithashtu kerkesen e avokatit të ish presidentit për të vonuar argumentet përfundimtare për shkak të vdekjes së nënës së Melani Trump.
