Gazetari Baton Haxhiu deklaroi në “Pressing” në T7 se viti 2024 mund të jetë vit i zgjedhjeve, nëse kryeministri Albin Kurti nuk e bën Asociacionin.
Gazetari Haxhi tha se nëse nuk e bën Asociacionin, Kurti s’ka rrugë tjetër pos zgjedhjeve.
“Nëse në mars ai nuk e merr Asociacionin, ai s’ka rrugë tjetër vetëm ta çojë vendin ne zgjedhje, sepse Kosova do të jetë e izoluar me sanksione. Sanksionet nuk heqen se janë zëvendësu me liberalizim të vizave, liberalizimi është dhënë”, tha Haxhiu në Pressing, transmeton Express.
“Në pranverë ska mundës për zgjedhje, por besoj që qershori dhe korriku mund të jenë”, tha Haxhiu për muajt e mundshëm të mbajtjes së zgjedhjeve.
“Janë dy mundësi, Kurti ta çojë mandatin deri në fund me Asociacionin e aprovuar në Qeveri dhe Gjykatë Kushtetuese që nga marsi, ose të jetojë me sanksione deri në zgjedhjet e ardhshme që i duhen shumë shpejt”, u shpreh ai. /Gazeta Express