Donald Mëllugja ditët e fundit u përfol se ka kërkuar largimin nga Egnatia. Mesfushori është i pakënaqur me minutat dhe i ka kërkuar presidentit Demrozi lagimin. Kreu i klubit ka vënë “veton” dhe nuk ka ndërmend të privohet nga shërbimet e tij.
Në lidhje me këtë situatë ka dhënë një prononcim vetë lojtari, i cili ka theksuar se asgjë nuk është e vërtetë. Ndërkohë sa i takon interesimit të Erzenit dhe Tuetës, Mëllugja nënvizoi se interesime ka pasur edhe nga ekipe të tjera, por nuk do të largohet nga Egnatia.
“Janë ‘fake’, nuk ka asnjë të vërtetë në lidhje me largimin tim nga Egnatia. Sa i takon interesimeve kam pasur edhe nga skuara të tjera përveç Erzenit dhe Teutës, por nuk do të largohem nga Egnatia do të qëndroj në Rrogozhinë”, ka theksuar shkurtimisht 28-vjeçari për “Newsport.al”.