Elbasani është skuadra më aktive në Kategorinë e Parë. Ekipi i drejtuar nga Nevil Dede vazhdon punën për të përforcuar skuadrën në këtë merkato.
Te verdheblutë pritet zyrtarizimi i Emiliano Mustës dhe Ardit Hilës. Dy goditje “big” për ekipin e Dedes që kanë si objektiv ngjtijen në Superiore. Por drejtuesit nuk mjaftohen vetëm me kaq, pasi tashmë një tjetër lojtar bardheblu drejt Elbasanit, pasi kanë nisur tentativat për transferimin në “Elbasan Arena”.
Bëhet fjalë për Bruno Lulaj. Ky i fundit ka një eksperiencë të madhe mbi supe dhe do të ishte një vlerë e shtuar në formacionin e Dedes. Mbrojtësi është ende nën kontratë me Tiranën, teksa mes palëve dhe mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim. /newsport.al/