Ndonëse jemi në ditët e para të këtij viti, mediat kanë filluar t’u sugjerojnë lexuesve vendet që ata duhet të vizitojnë përgjatë 2024. Sipas një sondazhi të booking.com, 78% e të intervistuarve duan të udhëtojnë për t’u ndjerë të gjallë dhe të lirë, për t’ia mbathur nga rutina e përditshme.
Kjo është arsyeja pse kryefjala për vitin 2024 është turizmi në vende kryesisht të paeksploruara, të ndryshme nga destinacionet e zakonshme, që mund të jenë në anën tjetër të botës ose pas shtëpisë, por e rëndësishme është që udhëtimi të ngjall kuriozitet dhe habi, që është një përvojë stimuluese, e aftë për të ofruar diçka unike dhe për të futur energji të re.
Agjencia italiane e lajmeve, ka bërë një listë të gjatë ku u sugjeron qytetarëve 10 destinacionet që nuk duhet t’i humbin. Mes vendeve si Spanja, Austria, Japonia, Franca është edhe Shqipëria. Pikërisht Vlora, qyteti bregdetar i cili u ofron turistëve gjithçka që ata kanë nevojë, nga plazhi i bukur, argëtimi deri te qetësia, që shume prej qyetarëve e kërkojnë.
“Ujërat blu, shumë gjelbërim dhe çmimet e ulëta e kanë bërë Shqipërinë një destinacion tërheqës veror. Gjithashtu në vitin 2024 do të zgjidhet si një destinacion trend për pushime në bregdet, në veçanti Vlora, një qytet port në jug të vendit, ndër vendet për të zgjedhur si bazë për të zbuluar plazhet më të bukura. Vlora ofron hotele dhe klube buzë detit të mbushura me palma ku mund të argëtoheni, Laguna e Nartës ku mund të rigjeneroheni dhe një udhëtim me varkë në gjirin e vogël të Gramës për të admiruar peizazhe të bukura”, shkruhet në artikull.
Kryebashkiaku i Vlorës, Ermal Dredha, tha më herët se numri i vizitorëve sezonin që lamë pas ishte tepër i lartë, aq sa dhe strukturat akomoduese e kishin të vështirë që t’i përballonin.
Vlora si një nga qarqet me potencial të madh turistik, pati një rritje të turistëve prej 26% më shumë se vitin 2022.
“Është një bum turistik për të cilin duhet të jemi krenar dhe ta përballojmë me sukës gjithë këtë surprizë të madhe. Unë e kam thënë shpesh është edhe në pjesën e promocionit që i kemi bërë Shqipërisë. Por gjithë ky stafi i diplomatik kemi qenë të fokusuar që ta ngremë sa më shumë vëmendjen në drejtim të Shqipërisë për të qenë një nga destinacion turistik sidomos në rajonin e Mesdheut. Është pjesa e zbulimit të të panjohurës, sepse njerëzit janë të lodhur me atë turizmin standard që lidhen me rezortet duna diçka ndryshe reale më të prekshmen. Ne po promovojnë atë pjesën e traditës që do të thotë është tek pjesa e ushqimit tek pjesa historike.
Kemi një përqindje 26% më shumë se viti i kaluar. Ky është viti më i suksesshëm fakti që ky numër është i lartë ka një reaksion zinxhir sa i takon turistëve që kanë qenë më parë në Shqipëri. Është shumë i lidhur edhe tek pjesa e kapaciteteve akomoduese. Kemi arritur në shifra rekord. E shikojmë si domosdoshmëri të shtojmë kapacitete akomoduese në qytet dhe të vlerësojmë edhe më shumë pjesën e shërbimit”, tha më herët kryebashkiaku i Vlorës.