Jo vetëm fjalë, por vepra – Sadio Mane në fshatin e tij e ktheu fushën me baltë në një stadium modern me tribunë

Lojtari i Al Nassr, Sadio Mane, nuk harron se nga vjen dhe edhe një herë bëri një gjest të madh për të gjithë në fshatin e tij të lindjes, Bambali.

Mane siguroi financat për ndërtimin e një fushe futbolli krejtësisht të re me tribunë, pasi senegalezi i njohur donte t’u siguronin vendasve një fushë loje të mirë.

“Me krenari të pamasë dhe një zemër plot gëzim qëndroj para jush, në këtë fushë futbolli të standardizuar nga FIFA, e cila ka domethënie të madhe për mua”, ka thënë Mane gjatë ceremonisë së inaugurimit.

Në vitin 2022 ai luajti në të njëjtën fushë, e cila ishte vetëm një vend i madh me baltë, ku tani kjo dhuratë nga Mane merr një simbolikë edhe më të fortë.

Kujtojmë se Mane verën e kaluar kaloi te Al Nassr nga Bayern Munich dhe këtë sezon ai ka shënuar 12 gola, duke shtuar edhe gjashtë asistime në 26 ndeshje të luajtura për skuadrën nga Arabia Saudite.

Ai ka 39 gola në 100 paraqitje për Senegalin më të cilët do të paraqitet në Kupën e Kombeve të Afrikës.

Krahas Al Nassr dhe Bayern Munich, sulmuesi ka luajtur edhe në klube si Liverpool, Southampton, Red Bull Salzburg, Metz dhe Generation Foot. /Telegrafi/


Shtuar 5.01.2024 21:44