Unifotmat blu, kanë arrestuar një 37-vjeçar, të identifikuar si Reshat Adili, pasi ka ushtruar dhunë ndaj një gruaje.
Policia bën me dije se 37-vjeçari, banues në fshatin Lladomericë, pasi për shkak të një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë ndaj shtetases T.D.
Ndërkohë, po ashtu specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal ndaj një 15-vjeçari, banues në Peshkopi, pasi u kap duke drejtuar një automjet, pa u pajisur me leje drejtimi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.