Mbrëmjen e 29 dhjetorit, Rusia kreu një sulm intensiv kundrejt Ukrainës, duke sulmuar me raketa qytetin Kherson.
Si pasojë e sulmit, raportohet që në qytetin ukrainas të kenë vdekur rreth 30 persona.
Ngjarja është konfirmuar nga kreu i administratës ushtarake rajonale Kherson, Oleksandr Prokudin, përmes një postimi në rrjetin social “Telegram”.