“Nuk i dhanë një pikë ujë”, qytetari akuza ndaj spitalit Covid

Akuzat për keqtrajtim në Infektiv tashmë prej kohësh përndjekin spitalet COVID në Shqipëri.

Edhe ditën e sotme në media është bërë pulbik rasti i një qytetari që akuzon se në spitalin Covid-3 nuk u kujdesën për nënën e tij, madje nuk i dhanë një pikë ujë.

“Mu tha goja për një pikë uji, të lutem më ndihmo”, janë fjalët e fundit që nëna e tij ka thënë është shprehur qytetari.

Altin Sejdiu dëshmon kalvarin e gjatë të sorollatjeve që nisën në dyert e Urgjencës së Spitalit të Durrësit dhe tre ditë më pas gjatë transportimit me autoambulancë drejt Tiranës. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2021 14:27