Herzog i jep Gadi Eisenkot mundësinë për të formuar qeverinë e re, Netanyahu rrezikon të humbasë pushtetin

Presidenti izraelit Isaac Herzog i ka bërë të ditur Gadi Eisenkot, kreut të Partisë Yashar, se do t’i ngarkojë detyrën për formimin e qeverisë së re.

Eisenkot është thirrur në rezidencën presidenciale për të marrë zyrtarisht mandatin të dielën, më 8 nëntor, në orën 17:00.

Të lidhura

None found

Vendimi pason konsultimet e Herzogut me forcat politike në Knesset, parlamentin e Izraelit. Partitë që përfaqësojnë 67 deputetë propozuan Eisenkot për krijimin e qeverisë, ndërsa ato me 46 deputetë mbështetën kryeministrin në largim, Benjamin Netanyahu. Një grup parlamentar prej shtatë anëtarësh nuk rekomandoi asnjërin prej kandidatëve.

Me marrjen e mandatit, Eisenkot do të ketë i pari mundësinë të negociojë për një shumicë të re qeverisëse. Ky zhvillim mund t’i japë fund periudhës së Netanyahut në drejtimin e qeverisë izraelite.

Kreu i Yashar do të ketë 28 ditë nga marrja zyrtare e mandatit për të ngritur kabinetin dhe për të siguruar mbështetjen e nevojshme parlamentare. Nëse bisedimet zgjasin, presidenti Herzog mund t’i japë edhe 14 ditë shtesë.

Megjithatë, rekomandimet e marra nuk i garantojnë Eisenkot një shumicë funksionale në parlamentin me 120 vende. Mbështetja e shprehur gjatë konsultimeve nuk nënkupton domosdoshmërisht marrëveshje për një koalicion qeverisës.


Shtuar më 7.11.2026 21:30

grandpashabet güncel girişBursa Escortgrandpashabet güncel girişjojobetgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetdeneme bonusucasinofast güncel girişmarsbahisonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftbetkomextrabetjojobetgrandpashabetTürk İfşajojobetjojobetkavbet girişbahis sitelerigrandpashabetgrandpashabetjojobet girişSahabetjojobetjojobetForum zamparalargrandpashabetgrandpashabet kıbrısCasibomCasibomCasibom GirişCasibom Girişjojobet girişjojobet girişjojobetmarsbahismarsbahisblack jack insurancejojobet girişjojobet girişholiganbetjojobetjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet günceljojobet güncel girişjojobetcasibomcasibom girişcasibom güncel girişjojobet giriştaraftarium24maç izlecanlı maç izleJojobetJojobet GirişJojobet GüncelJojobet Güncel Giriş