De Rossi kthehet në Itali, kjo është detyra e re e legjendës së Romës

Legjenda e Romës dhe e kombëtares së Italisë ështe rikthyer në Itali duke marrë një detyrë shumë të rëndësishme.

Rossi është emëruar ndihmës trajner i ri dhe të bashkohet me Roberto Mancinin.

Ish-kapiteni i Romës nuk e ka fshehur asnjëherë dëshirën për të kontribuar diçka në kombëtaren e Italisë, shkruan lajmi.net.

Ai do të punojë së bashku me Mancini me skuadrën kombëtare, si një trajner teknik.

“Ndjehem krenar që kam nisur një karrierë të re me ekipin kombëtar. Dua të falënderojë, presidentin Gabriele Gravina dhe trajnerin Mancini për besimin dhe mundësinë”, ka thënë De Rossi.

“Do të jetë emocionuese të kthehem në Itali, që për mua do të thotë të kthehem në shtëpi dhe të gjej shumë ish kolegë dhe miq në stafin dhe grupin. Mezi pres të filloj”, ka thënë ai. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2021 14:30