Nga protesta, kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj, komentoi nisjen e hetimeve të SPAK për çështjen “Albanian Files”. Sipas tij, kryeministri Edi Rama është zyrtarisht nën hetim, një zhvillim që e cilësoi të jashtëzakonshëm për të ardhmen e Shqipërisë.
Shehaj tha se lajmi u bë i ditur nga vetë SPAK përmes një njoftimi, ndërsa protestuesit ndodheshin aty dhe po përplaseshin me policinë.
Të lidhura
None found

Duke iu referuar dokumentit “Albanian Files”, kreu i Mundësisë u shpreh se përmes tij publiku kishte mësuar se si Rama e konsideronte Shqipërinë pronë për ta ndarë mes arkitektëve dhe miqve të tij. Sipas Shehajt, kryeministri i jepte një pjesë njërit dhe një pjesë tjetrit.
Ai solli në vëmendje edhe deklaratën e njërit prej arkitektëve, i cili, sipas tij, kishte shkuar deri aty sa t’i sugjeronte Ramës të bëhej mbret, duke i thënë se Shqipëria nuk kishte nevojë për zgjedhje.
Për Shehajn, ky zhvillim është një lajm shumë i mirë për të ardhmen e vendit, pasi tregon se më në fund nuk ka më të paprekshëm në Shqipëri, përfshirë Edi Ramën. Ai theksoi se vendi i kryeministrit është përpara drejtësisë.




