Dybala rikuperohet dhe mund ta nisë sfidën ndaj Juventusit nga minuta e parë

Paulo Dybala është rikuperuar plotësisht dhe këtë e vërtetojnë dy skanimet që ka bërë stafi mjekësor.

Prania e tij kundër Juventus është e sigurt, por ajo që Jose Mourinho dhe vetë lojtari nuk kanë vendosur është nëse argjentinasi d otë jetë nga minuta e parë në fushë, apo do të aktivizohet gjatë pjesës së dytë.

Megjithatë, Mourinho buzëqesh pasi do të ketë në dispozicion dyshen Lukaku-Dybala, shtyllat e skuadrës që portugezit i duhen për të mposhtur Juventusin. /abcnews.al


Shtuar 28.12.2023 16:36